BE miraton paketën e shpëtimit prej 500 miliardësh

09:40 | 10 Prill 2020

Koronavirusi ka goditur ekonominë në gjithë botën.

Ministrat e financave të BE-së ranë dakord për një plan të përbashkët urgjence për të kufizuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonominë europiane.

Vendet anëtare të BE-së kanë ndarë 500 miliardë euro për këtë plan urgjent, njofton Klan Kosova.

“Ky propozim përmban propozime të guximshme dhe ambicioze që do të ishin të paimagjinueshme vetëm disa javë më parë”, tha ministri portugez i Financave, Mario Centeno, në një konferencë me video të enjten.

“Ne të gjithë e mbajmë mend përgjigjen ndaj krizës financiare në dekadën e fundit, kur Europa bëri shumë pak dhe shumë vonë. Këtë herë është ndryshe”.

Ai shtoi se ky propozim “është përgjigja e fortë që i duhet Europës”.

Menjëherë pasi arritën një marrëveshje, ministrat e financave njoftuan me entuziazëm lajmin në mediat sociale.

“Një marrëveshje e shkëlqyer në mes ministrave të financave në një përgjigje ekonomike ndaj koronavirusit”, shkroi ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, në Tëitter.

“500 miliardë euro do të vihen në dispozicion menjëherë. Një paketë stimuluese do të vijë. Evropa po qëndron në këmbë për të përballuar seriozitetin e situatës”.

Ai tha se “Kjo është një ditë e rëndësishme për Europën.

Komento: