BE ndan 100 milionë euro për riparimin e dëmeve të tërmetit në Shqipëri

17:19 | 17 February 2020

Be me ndihma për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në konferencën e donatorëve që po mbahet në Bruksel, ka marrë fjalën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen e cila është shprehur se BE do të japë 100 milion euro për Shqipërinë.

Duke mos përfshirë 15 milionët që ka dhënë Këshilli i Evropës.

“Ne kemi dëgjuar histori që të prekin zemrën nga kjo tragjedi. Kjo është një histori dhimbje dhe histori shërimi. Kjo pjesëmarrje dëshmon se ne jemi në krahun tuaj. Solidariteti shpëtoi jetë njerëzish nga kjo tragjedi shqiptare. Nevojat e Shqipërisë janë të mëdha dhe urgjente. Sot ne jemi këtu të dëshmojmë dhe të marrim angazhimet tona për popullin shqiptarë. Ne bashkë duhet ta bëjmë Shqipërinë më të fortë”, tha von de Leyen.

Komento: