
Kosova mbetet vendi më i izoluar në Evropë.
Kroacia edhe zyrtarisht ka marrë presidencën e BE-së.
Për këtë, është shprehur shumë i lumtur ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkruan lajmi.
Në një postim në Twitter, ai ka uruar homologun e tij kroat, teksa ka thënë se shpreson që Kroacia të jetë promotor i zgjerimit të BE-së dhe liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Urime glicradman për marrjen e presidencës së BE-së. Partnerët e juaj tradicional në Ballkanin Përendimor presin që në lidershipin e juaj të dërgohen përpara procese si zgjerimi për Ballkanin Përendimor dhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Ju keni shansin të tregoni lidership të fortë në BE dhe vizion në Ballkanin Përendimor”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij në Tëitter.