Meliza Haradinaj ka thënë se deklarata e Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut, nënkupton se BE nuk ka ide se çka kërkon nga procesi.
Ajo tha se BE nuk ka ide se çka është normalizimi dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë procesi.
“Qasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund”.
Kështu ka shkruar Haradinaj në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.