BE, do t”i dalë në ndihmë refugjatëve ukrainas.
Bashkimi Evropian ka njoftuar se do ta jap këstin e parë prej 500 milionë eurosh si ndihmë humanitare për refugjatët ukrainas.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se Ukraina meriton solidaritetin dhe mbështetjen evropiane.
“BE po jep këstin e parë prej 500 milionë euro për të ndihmuar refugjatët dhe këtë javë u siguruam që ata të kenë të drejtën për të jetuar në BE për të paktën një vit. Refugjatët nga Ukraina meritojnë solidaritetin dhe mbështetjen tonë, si dhe vendet pritëse”, thuhet në deklaratë.
Siç raportoi Ukrinform, më 24 shkurt, presidenti i vendit agresor, Vladimir Putin, shpalli fillimin e pushtimit të Ukrainës. Trupat ruse qëllojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën kryesore, raketat godasin shtëpitë.
Në Ukrainë u vendos ligji ushtarak dhe u shpall mobilizimi i përgjithshëm.
Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.