BE për sulmet në Arabinë Saudite: Janë kërcënim real për sigurinë e rajonit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

BE për sulmet në Arabinë Saudite: Janë kërcënim real për sigurinë e rajonit

23:26 | 15 Shtator 2019

Një sulm me dronë ka ndodhur dje në dy ndërtesa të naftës në Arabinë Saudite.

Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite, transmeton REL.

“Sulmet e djeshme me dronë në dy ndërtesat e naftës të kompanisë Armaco në Arabinë Saudite, paraqesin rrezik real për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

“Në këtë kohë, kur tensionet janë të larta në rajon, ky sulm minon punën që po vazhdon për uljen e tensioneve dhe dialogun”, thuhet në deklaratë, ku bëhet thirrje për “përmbajtje” me qëllim që të mos përshkallëzohet më shumë situata.

Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani morën përgjegjësinë për sulmet e së shtunës.

Por, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se pas këtyre sulmeve qëndron Irani.

Zyrtarët iranian kanë mohuar çdo përfshirje në këto sulme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!