BE ringjall debatin për taksën, kërkon heqjen e saj

10:29 | 25 March 2019

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic e bën një thirrje rutinore për heqjen e taksës.

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe në Prishtinë gjatë javës së kaluar kanë kërkuar vazhdimisht të luftohet korrupsioni, nepotizmi, por asnjë fjalë nuk e kanë thënë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Për shkak të zhvillimeve politike në Serbi dhe në BE, ku pritet të mbahen zgjedhjet në maj të këtij viti, vlerësohet se çështja e taksës po lihet në plan të dytë.

Pavarësisht faktit se ditët e fundit është ulur presioni ndërkombëtar për pezullim të taksës zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka përsëritur edhe një herë se BE-ja vazhdon të konsiderojë se tarifa ndaj produkteve serbe e atyre boshnjake duhet të suspendohet.

“Siç është thënë në vazhdimësi, BE-ja së bashku me SHBA-në dhe me shtetet e tjera i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta pezullojë menjëherë tarifën, në mënyrë që të mundësojnë rifillimin e shpejtë të dialogut. Status quo-ja nuk është një alternativë dhe nuk ka mundësi tjetër për rifillimin e shpejtë të dialogut midis dy palëve. Tarifa jo vetëm që pengon rrugën e dialogut, por pengon edhe rrugën evropiane të Kosovës”, ka theksuar Kocijançiq gjatë një prononcimi për “Zërin”.

Komento: