BE rrit prodhimin e dronëve dhe armëve moderne për Ukrainën

08:40 | 21 Korrik 2026
be-rrit-prodhimin-e-droneve-dhe-armeve-moderne-per-ukrainen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do të rrisë ndjeshëm prodhimin e dronëve dhe armëve moderne, në kuadër të forcimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhiy Koretsky, Von der Leyen theksoi se, në bazë të marrëveshjes për dronët, industritë e vendeve anëtare të BE-së do të prodhojnë me ritme të përshpejtuara pajisje moderne ushtarake në sasi të mëdha për mbrojtjen e Ukrainës.

Përmes një postimi në platformën X, ajo njoftoi se me kryeministrin ukrainas diskutoi edhe bashkëpunimin për reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke ritheksuar angazhimin e BE-së për ta mbështetur vendin në këtë rrugë.

Në fokus të bisedës ishte edhe përgatitja për sezonin e dimrit, si dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike të energjisë në Ukrainë.

“Diskutuam gjithashtu përgatitjet për dimër dhe infrastrukturën kritike të energjisë. Mund të mbështeteni në mbështetjen tonë të plotë, përfshirë edhe përpjekjet tuaja për përmirësimin e menaxhimit të sektorit të energjisë”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Komento: