BE thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë: Ndalni retorikat nxitëse për luftë

20:35 | 14 Gusht 2022

Zëdhënësja e BE-së për siguri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë: Ndalni retorikat nxitëse për luftë.

Zëdhënësja e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të liderëvë të Kosovës dhe Serbisë, për një konflikt të ri të armatosur.

Massrali konsideron se këto deklarime janë shqetësuese, duke kërkuar që veprimet e tilla të ndalen menjëherë.

“Rritja e retorikës nxitëse së fundmi mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat për luftë dhe konflikt në Ballkanin Perëndimor janë shqetësuese. Të dyja palët duhet t’i japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella”, shkroi Massrali.

Kujtojmë se më 17 gusht, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Më 18 gusht do të zhvillohet takimi i dy liderëve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky takim ishte thirrur pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, lidhur me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Komento: