BE thirrje urgjente për Kosovën

14:05 | 28 September 2021

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka folur rreth situatës së krijuar në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit me targa ndaj Serbisë.

Ajo ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje paqësore për situatën e krijuar.

“Serbia dhe Kosova duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për situatën e krijuar, në mënyrë që të ketë siguri për të gjithë qytetarët”, ka thënë Cramon përmes një postimi në Twitter, transmeton lajmi.

Njëjtë si raportuesja e Parlamentit Evropian kanë vepruar edhe raportuesit e tjerë si dhe kryesuesit e delegacioneve nga Parlamenti Evropian, të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të ulen tensioned mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një komunikate të përbashkët Vladimir Bilchik, Viola von Cramon, Tanja Fajon dhe Romeo Francu kanë shprehur shqetësimet e tyre për tensionet në Jarinjë dhe Bërnjak, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm në dialog të Kosovës dhe Serbisë.

“Duam të shohim tërheqjen e menjëhershme të të gjitha njësive speciale të policisë dhe largimin e bllokadave në rrugë. Ne duhet të ndalojmë aksionet dhe provokimet, gjithashtu edhe retoriken nxitëse, të cilat mund të ngrisin tensionet dhe të ndikojnë në jetesën e komuniteteve lokale”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Ata kanë bërë thirrje që BE-ja të vazhdojë punën në de-eskalimin e situatës, ndërsa kanë kërkuar nga liderët në Beograd dhe Prishtinë që të shfrytëzojnë dialogun në mënyrë që të zgjedhin të gjitha problemet ekzistuese, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes.

Komento: