BE po mendon për hapjen e kufijve.
Duhet një koordinim dhe shkëmbim i informacionit midis shteteve anëtare dhe Komisionit Europian që gradualisht të garantojnë lirinë e lëvizjes në BE, deklaroi sot një zëdhënësi i KE.
Zëdhënësi theksoi se “sot pasdite do të zhvillohet një mbledhje në nivel ekspertësh, e përqendruar në tematikat e kufijve”.
Në këtë kontekst duhen të shkëmbehen informacione për menaxhimin e kufijtë dhe kufizimet e lëvizjes.
Ndërkohë, po zhvillohen video konferenca javore midis ministrave të Brendshëm Europianë dhe vendeve të zonës Schengen, në të cilat merr pjesë gjithashtu edhe Komisionerja e BE-së Ylva Johansson.