Beatrix kaq shumë i ka ngjarë gjyshes, kështu duken bashkë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Beatrix kaq shumë i ka ngjarë gjyshes, kështu duken bashkë

23:49 | 05 Tetor 2022

Beatrix prezanton gjyshen e saj.

Beatrix Ramosaj zhvendos vëmendjen, këngëtarja shfaqet si rrallëherë me gjyshen e saj

Në ditëlindjen e saj, Beatrix Ramosaj është shfaqur si rrallëherë me gjyshen e saj në rrjetet sociale. Gjatë ditës së sotme, këngëtarja ka ndarë një Instastory ku duket së bashku me nënë Haven.

“Gëzuar ditëlindjen nënushi im më e mira në botë,”-shkruan Trixa krahas një fotoje që duket së bashku me gjyshen.

Ndonëse familja e saj është shumë e njohur për publikun shqiptar, nisur nga vëllai, këngëtari Alban Ramosaj deri tek tezja Albërie Hadërgjonaj, kjo është hera e parë pas shumë vitesh që Beatrix shfaqet publikisht me gjyshen.

Sakaq kujtojmë që disa ditë më parë Beatrix Ramosaj reagoi për herë të parë pas fotos së Donald Veshajt dhe Bora Zemanit që theu rrjetin duke publikuar një sërë fotosh në Instagram shfaqej e veshur mjaft sensuale.

Dhe sigurisht mungoi një mbishkrim pikant. “Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkroi Beatrix krahas fotove duke u interpretuar si një thumb.

Sikurse kanë bërë prej muajsh, Donald Veshaj dhe Bora Zemani ‘thyen’ sërish rrjetin të martën e kaluar. Të buzëqeshur dhe me mesazhin e thjeshtë “Na lini të kërcejmë”, ata zyrtarizuan kështu ribashkimin e tyre.

Moderatorja ishte gjithashtu e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj ku foli për herë të parë për të gjitha përjetimet e saj përgjatë një viti, që pas puthjes së famshme në “Big Brother”.

Komento: