Beatrix takon mes lotësh nënën dhe vëllanë e saj

23:07 | 28 Dhjetor 2021

Pas performancës, Beatrix takon mes lotësh nënën dhe vëllanë e saj.

Mes lotësh edhe emocionesh Beatrix ka takuar vëllanë e saj.

Ai është konkurent në “Festivalin e Këngës” si pretendent për të fituar çmimin e parë dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”.

Performancën e tij e ka ndjekur edhe Beatrix e cila u largua befas nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Të përlotur ata kanë mundur edhe të takohen duke shfaqur dashurinë, mallin dhe përkrahjen ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë këtij takimi u përfshi edhe nëna e këngëtares duke e bërë më të paharrueshëm këtë moment.

Komento: