Bebe Rexha e zonja në kuzhinë, shikoni çfarë ushqimi tradicional ka gatuar

14:47 | 24 Korrik 2019

Ajo është shumë e famshme, por origjinën e saj kurrë nuk e ka mohuar.

Bebe Rexha ka treguar shumë shpesh se ushqimi i saj i preferuar është specat me gjizë.

Ushqim ky që haet shumë nga shqiptarët, Bebe ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në mbarë botën, shkruan Gazeta Express.

Përmes videove në Instagram, Bebe ka i ka shpjeguar gati 9 milionë ndjekësve se çfarë është ushqimi që ajo ka përgatitur, madje duke sqaruar se është ushqim shqiptar dhe se emrin e ka ‘speca me gjizë’.

Këngëtarja madje ka treguar se si përgatit dhe si haet, duke e dhënë në fund edhe recetën.

Komento: