Beckhami rikthehet në Old Trafford – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Beckhami rikthehet në Old Trafford

20:45 | 14 Mars 2019

Ish-kapiteni i Anglisë, Beckham, i kishte kaluar 11 sezone të karrierës së tij duke i përfaqësuar “Djajtë e kuq”.

David Beckham do të kthehet edhe një herë në Old Trafford, për ndeshjen e 26 majit të këtij viti, për një ndeshje në kujtim të sezonit kur “Djajtë e kuq” e kishin fituar tripletën. Beckhami do ta ketë trajner edhe për këtë ditë Sir Alex Fergusonin.

Më 26 maj, Manchester Unitedi do ta përsërisë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, të sezonit 1998/1999, kundër Bayern Munichut, për nder në 20-vjetorit të asaj finaleje. Fondet nga kjo ndeshje do të shkojnë për bamirësi, transmeton Gazeta Express.

Përveç Fergusonit dhe Beckhamit, në fushë do të kthehen edhe të gjithë lojtarët të cilët kishin qenë në atë lojë, para 20 vjetëve. Manchester Unitedi dhe Bayerni do të luajnë me po të njëjtat formacione dhe ndeshjen do ta referojë Pierluigi Collina.

Ish-kapiteni i Anglisë, Beckham, i kishte kaluar 11 sezone të karrierës së tij duke i përfaqësuar “Djajtë e kuq” dhe ai shijoi shumë suksese me Manchester Unitedit, ndër të cilat ishte edhe tripleta.

Sezoni 1998/1999 i Manchester Unitedit mbetet unik në historinë e klubeve angleze, pasi që është i vetmi klub që ka arritur ta fitojë tripletën.

Gjithashtu, Beckhami i fitoi shtatë tituj të Premierligës, dy tituj të FA Cup dhe një titull të Ligës së Kampionëve, para se të transferohej në Real Madrid në vitin 2003.

“Jam shumë i emocionuar që do të kthehem në Old Trafford në maj. 1999-a ishte një vit shumë i madh për ne, kështu që rikrijimi i këtij momenti do të jetë shumë i veçantë për ne”, ka thënë Beckham.

“Të kthehemi bashkë si skuadër dhe të stërvitemi nga trajneri përsëri… kjo është diçka shumë e madhe. Kjo është shumë e madhe për ne dhe për tifozët. Mezi po pres”.

Finalja e Ligës së Kampionëve të atij sezoni, mes Manchester Unitedit dhe Bayernit, vlerësohet si njëra ndër ndeshjet më të veçanta në histori të futbollit, pasi që gjermanët kishin qenë duke fituar 1:0 deri në fund të ndeshjes, por dy golat e anglezëve në fund të ndeshjes e kishin përmbysur rezultatin dhe Manchester Unitedi ishte shpallur kampion i Evropës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!