Bedri Hamza: 50% rritje pagash në sektorin publik!

10:08 | 28 January 2025
bedri-hamza:-50%-rritje-pagash-ne-sektorin-publik!

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka ritheksuar premtimin e rritjes së pagave.

Hamza përmes një postimi në Facebook, tha se kostoja e jetesës në Kosovë është e papërballueshme.

E për këtë, Hamza ka thënë se vendit tonë i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.Ai shprehet se nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave.

Po ashtu, Bedri Hamza u zotua se do ta mbaj fjalën.

“Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave. Unë e mbaj fjalën!”, shkroi Hamza.

Komento: