Bedri Hamza: Çdo votë duhet të mbrohet deri në fund

20:33 | 07 Qershor 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas përmbylljes së procesit zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e kulturës demokratike dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve.

Hamza vlerësoi sjelljen e qytetarëve gjatë ditës së zgjedhjeve, duke e cilësuar procesin si të qetë dhe dinjitoz.

“Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë,” ka thënë Hamza.

Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në proces, përfshirë institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre.

“Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve. Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj,” është shprehur ai.

Komento: