Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe me studentë në Gjilan.
Hamza ka treguar se do ta krijojë Fondin Shtetëror të Bursave dhe çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve për t’i ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit.
Ai ka thënë se ma mirë, ma shpejt dhe ma sigurt, të rinjtë do ta gjejnë suksesin në vendin tonë, aty ku janë rritur dhe nuk do ta kërkojnë më të ardhmen e tyre jashtë Kosovës.
“Studentët dhe studimet e secilit do t’i përkrahim, që të rinjtë të kenë më shumë mundësi të studiojnë dhe punojnë në vendin tonë. Unë do ta krijoj Fondin Shtetëror Bursave dhe çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve për t’i ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit. Me programet duale të studimit do ta integrojmë edhe të mësuarit akademik me përvojën praktike në vendin e punës. #MaMirë, ma shpejt dhe ma sigurt, të rinjtë do ta gjejnë suksesin në vendin tonë, aty ku janë rritur dhe nuk do ta kërkojnë më të ardhmen e tyre jashtë Kosovës”, ka shkruar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/1Akx5FZhuA/