Bedri Hamza e quan joserioze ftesën për seancë për presidentin: Për zgjedhje të reja përgjegjës është Kurti

17:15 | 27 Prill 2026
bedri-hamza-e-quan-joserioze-ftesen-per-seance-per-presidentin:-per-zgjedhje-te-reja-pergjegjes-eshte-kurti

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar joserioze ftesën për seancë të jashtëzakonshme për çështjen e presidentit të vendit, duke thënë se për partinë që drejton kjo temë është e përmbyllur.

Sipas Hamzës, thirrja për një seancë me pikën e vetme për zgjedhjen e presidentit ka karakter manipulues dhe, sipas tij, nuk prodhon asnjë rezultat politik.

“Para pak çastesh e pranuam edhe një ftesë për seancë të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme, zgjidhjen e presidentit të vendit. Është një veprim joserioz. Ka për qëllim manipulimin… Nëse vendi po shkon në zgjedhje, përgjegjës është Kurti”, ka deklaruar ai.

Hamza ka akuzuar Albin Kurti dhe Vetëvendosje se mbajnë përgjegjësinë e vetme nëse vendi përfundon në zgjedhje të reja. Ai tha se ka shprehur gatishmëri për të ofruar zgjidhje dhe për këtë ka zhvilluar takime me Kurtin, por sipas tij, kryeministri nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje konkrete për tejkalimin e situatës.

Sa i përket mundësisë së rizgjedhjes së Vjosa Osmani, Hamza u shpreh se LDK dhe Vetëvendosje i kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur atë, nëse emri i saj propozohet për presidente…

Komento: