Bedri Hamza fton qytetarët të bashkohen në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së në sallën “1 Tetori”

14:08 | 11 January 2025
bedri-hamza-fton-qytetaret-te-bashkohen-ne-hapjen-zyrtare-te-fushates-se-pdk-se-ne-sallen-“1-tetori”

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së.

Ai i ka ftuar të gjithë që të bashkohen në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën.

“Qytetarë të dashur, Edhe pak orë na ndajnë nga hapja zyrtare e fushatës sonë. Nga salla 1 Tetori, ju bëj thirrje që të na bashkoheni sot në orën 16:30. Kosova mundet ma mirë për secilin prej jush”, tha Hamza.

Partia Demokratike e Kosovës garon në këto zgjedhje me sloganin: Kosova mundet ma mirë dhe me numrin 131 në garën zgjedhore.

 

Komento: