Bedri Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë

19:08 | 15 January 2025
bedri-hamza:-gjithcka-do-te-vihet-ne-sherbim-te-suksesit-te-prodhuesve-tane

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë.

Hamza ka thënë se për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive si Vinex, do ta mbështesin modernizimin e teknologjisë së prodhimit.

“Qëllimi jonë është që bizneset të krijojnë vende të punës, sepse ju punësoni njerëz, punësohet rinia, rrinë në Kosovë, shohin perspektivën në Kosovë dhe kur ju fitoni më shumë, ju i rritni pagat edhe në sektorin privat”.

“Për shkak se e kemi qëllim edhe sektorin privat, po përmes sektorit privat me i përkrah edhe me i ndihmu, edhe punëtorët në sektorin privat, sepse jeni kontribuuesi më i madh në rritjen ekonomike, po jeni edhe punëdhënësi më i madh në Kosovë. Prandaj, sigurisht se do të jem partneri juaj, përkrahësi juaj, shteti do ta kryejë punën e vet, edhe përmes subvencioneve dhe granteve kur ju keni nevojë me e ndërru teknologjinë, edhe linjat e prodhimit”, ka deklaruar Hamza.

Postimi i plotë:

Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ekonomike, gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë. Për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive si Vinex, ne do ta mbështesim modernizimin e teknologjisë së prodhimit. Edhe depërtimin e produkteve vendore në tregjet e jashtme do ta ndihmojmë, duke shfrytëzuar praninë diplomatike nëpër botë.
Kosova mundet ma mirë. Ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë! #PDK131

Komento: