Bedri Hamza: Letra për heqjen e sanksioneve i është përcjellë Macronit, Kosova meriton mbështetje

13:56 | 09 Dhjetor 2025
Bedri Hamza: Letra për heqjen e sanksioneve i është përcjellë Macronit, Kosova meriton mbështetje

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ia ka përcjellë kabinetit të presidentit francez Emmanuel Macron letrën e tij për heqjen e të gjitha sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Hamza ka njoftuar se gjatë takimit me ambasadorin është diskutuar edhe për nevojën e kthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend.

“Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri. Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët tanë”, ka deklaruar Hamza.

Komento: