
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës ka thënë se duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit, minatorët u bënë simbol i guximit dhe solidaritetit. Ai shkruan se tani detyra e tyre është ta ruajnë, ta forcojnë dhe zhvillojnë shtetin.
“Sot, në 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, kujtojmë këtë moment të rëndësishëm të qëndresës sonë kombëtare. Duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit tonë, minatorët u bënë simbol i guximit dhe solidaritetit. Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë. Sot, detyra jonë është ta ruajmë, ta forcojmë dhe ta zhvillojmë shtetin e Kosovës, duke garantuar drejtësi, barazi dhe mundësi për çdo qytetar, pa dallim. Mirënjohje e përhershme për minatorët tanë!”, ka shkruar Hamza.