Bedri Hamza para qindra qytetarëve në Vushtrri: Beteja jonë është me problemet tuaja, flasim e punojmë vetëm për atë që ka rëndësi për Kosovën

20:36 | 08 October 2024

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në mbrëmjen e sotme ka takuar qindra qytetarë të Vushtrrisë.

Hamza ka theksuar se beteja e tij është me problemet e qytetarëve, të cilët meritojnë mirëqenie më dinjitoze, paga më të larta, ekonomi më të zhvilluar, shëndetësi më të mirë dhe arsim më cilësor.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të flasë dhe punojë vetëm për atë që ka rëndësi për qytetarët dhe vendin tonë.

“Pasdite e mirë në Kalanë e Vushtrrisë, me bashkëbiseda të sinqerta me mësimdhënës, ndërmarrës, studentë dhe njerëz të artit e kulturës të kësaj komune.#

Beteja jonë është me problemet e qytetarëve, të cilët meritojnë mirëqenie më dinjitoze, paga më të larta, ekonomi më të zhvilluar, shëndetësi më të mirë dhe arsim më cilësor. Ne do të vazhdojmë të flasim dhe punojmë vetëm për atë që ka rëndësi për qytetarët dhe vendin tonë.

Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe me përkushtim e punë do ta bëjmë më të mirë!”,a ka shkruar Hamza.

Takimi i Bedri Hamzës me qytetarë është mbajtur në Kalanë e Vushtrrisë.

Komento: