Bedri Hamza para studentëve: Unë besoj te potenciali juaj, 25 milionë euro do t’i ndajmë çdo vit si bursa studentore

18:19 | 29 January 2025

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me studentë në Prishtinë.

Hamza ka premtuar se çdo vit do t’i ndajnë nga 25 milionë euro si bursa studentore për të rinjtë.

Ai ka thënë se Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.

“Unë besoj te potenciali i studentëve tanë. Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës. Ata do të studiojnë, punojnë dhe do ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin tonë.
Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1A26sUFdL2/

Komento: