Bedri Hamza pret ambasadorin zviceran: Kosova e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara

14:08 | 27 Dhjetor 2024
bedri-hamza-pret-ambasadorin-zviceran:-kosova-e-perkushtuar-te-ndertoje-paqe-te-qendrueshme-dhe-te-ece-perpara

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher. Hamza ka treguar se me ambasadorin zviceran ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Me përfaqësuesin e Zvicrës në Kosovë, ambasadorin Jürg Sprecher, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, Zvicra i ka dhënë gjithnjë përkrahje Kosovës. Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Hamza.

Komento: