
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është takuar me me James Carafano Këshilltar i Lartë i Presidentit në “The Heritage Foundation” dhe E.W. Richardson Fellow.
Hamza ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të punojnë ngushtë mes vete.
“Një takim pune në Prishtinë me James Carafano nga Washington DC. James është Këshilltar i Lartë i Presidentit në “The Heritage Foundation” dhe E.W. Richardson Fellow”.
“Me James po takohemi përsëri pas takimit që patëm vitin e kaluar në Washington. Ai është ekspert i njohur në fushën e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, përfshirë sektorin e energjisë, si dhe ndër zërat më me ndikim sot. U pajtuam që ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë dhe në mënyrë më të strukturuar drejt një aleance që ndërtohet bazuar në interesat e përbashkëta strategjike”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/bedrihamza.official/posts/1340179957999165?ref=embed_post