Bedri Hamza takohet me Hovenierin: Kosova dhe SHBA kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta

17:25 | 27 Qershor 2024
bedri-hamza-takohet-me-hovenierin:-kosova-dhe-shba-kane-ndertuar-marredhenie-te-vecanta

Kandidati për kryeministër, dhe njëkohësisht kryetari i Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është pritur sot në ambsadaën e SHBA-ve nga ambasadori Hovenier.

Hamza tha se SHBA-të dhe Kosova kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat, duke theksuar se ky bashkëpunim do të zgjasë edhe më tej.

Ai me Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme dhe rritjen e bashkëpunimit me SHBA-të.

“Në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, sot me ambasadorin Jeffrey Hovenier bisedova për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.

Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit.”

Komento: