
Hamza theksoi nevojën për tejkalimin e krizave që po ndikojnë në ekonomi dhe mirëqenien e qytetarëve, duke rikonfirmuar angazhimin e PDK-së për një proces zgjedhor demokratik.
“Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare. Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike”. shkroi Hamza.