Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij sociale ka ndarë një video të takimit me profesorin e tij, Xhaferin, i cili shprehu mbështetje të fortë për Hamzën.
Profesori kujtoi me admirim kohën kur Hamza ishte nxënës, duke e përshkruar si “i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, por me të gjitha notat 5-she, pa asnjë mungesë, me sjelljet më të mira që i ka pasur, jo veç në klasë, por edhe në shkollë.”
Ai gjithashtu theksoi se Hamza është një person i besueshëm dhe i përkushtuar, duke shtuar se “ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin e tij.”
Përmes postimit, Hamza falënderoi profesorin për vlerësimin dhe përkushtimin e tij ndër vite. Ndër të tjera Hamza tha se “Gjithmonë i kam qëndruar pas çdo fjale dhe çdo premtimi, e për ju që keni dalë në pension, besoj që viti 2025 do t’ju gjejë me pensione më të mira.”