
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e shqetësuar që Vetëvendosja dhe LDK’ja nuk kanë unitet për taksën.
Hamza ka thënë se dëshmi për këtë janë edhe konferencat për shtyp të këtyre dy partive, ku në vazhdimësi e sfidojnë njëra-tjetrën.
Ai ka thënë se çdo vendim që merret për këtë çështje duhet të jetë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, sa i përket idesë së Kurtit për reciprocitet, Hamza i ka sugjeruar Kurtiti që të konsultohet me ekspert ndërkombëtar për atë se si vendoset dhe mbahet reciprociteti.
“Për çdo vendim, duhet të jemi në kordinim me SHBA’të dhe BE’në.PDK ka konsistencë në qëndrimet e saj, por shqetësuese është mos uniteti mes partive politike në qeveri. E kemi pa si mbahen konferencat për shtyp dhe si e sdfidojnë partnerët njëri tjetrin. Konsultohuni me ekspert ndërkombëtar si vendoset reciprociteti dhe si mbahet reciprociteti”, ka thënë Hamza.
Ndryshe, seanca po mbahet me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës. Përveç diskutimeve në fund të seancës pritet t’i dërgohet ekzekutivit edhe një rezolutë për këtë çështje nga deputetët e legjislaturës së shtatë.