Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot shtëpinë e modës “Walone”, e cila ka të punësuar mbi 100 gra.
Hamza ka premtuar politika më të mira fiskale dhe konkrete përmes granteve investive dhe suvencioneve.
“Ju siguri dhe ju garantoj që kam me bë politika të mira fiskale, që më kanë mbështetur bizneset. Kanë me i përkrah të gjitha ato biznese që kanë me pas nevojë për mua i zgjerohen të ndryshme, por edhe me i linjat e prodhimit. Për 30% kemi me i mbështet me grante. Dhe përtej kësaj, ne kemi me i mbështetur edhe përmes qasjes në qasje në financa. Pagat deri në 400 euro nuk kanë me u tatu, kanë me pas tatimin 0. Prej 400-800 euro kanë me pas 8%, mbi 800 euro kanë me pas 10%. Të gjitha veprimet tona janë në dobi dhe në përkrahje të sektorit, sepse sektori privat është kontribuesi ma i madh në rritjen ekonomike dhe prodhuesit ma i madh në Kosovë. Edhe bashkë, Kosova kemi me e ba ma të mirë”, ka thënë Hamza.