Bedri Istrefi thyen “rekordin”, i siguron gjysmën e pagave punëtorëve

17:24 | 05 Dhjetor 2019

Sigurohen pagat për gjysmën e punëtorëve të Telekomit.

Me një javë vonesë kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka arritur t’i paguaj vetëm gjysmën e pagave të punëtorëve.

Burime të portalit “Front Online” bëjnë të ditur se Telekomi sot i ka transferuar pagat për punëtorët nga grada 1-13, përderisa pagat e punëtorëve edhe për pesë grada tjera ende nuk janë paguar. Vet kryeshefi, Bedri Istrefi, e ka gradën 18-të me të cilën i merr rreth 5000 euro pagë mujore.

Përndryshe, Bedri Istrefi është njëri ndër menaxherët më të paguar në Kosovë, i cili duke e drejtuar Telekomin e Kosovës po dështon t’i siguroj me kohë pagat e punëtorëve.

Është hera e dytë që pagat e punëtorëve të Telekomit paguhen me rreth një javë vonesë dhe në dy pjesë, përderisa më herët kjo kompani i ka paguar pagat e punëtorëve para datës 1 dhe njëkohësisht kjo kompani publike i ka paguar deri në 100 milionë euro në vit si dividentë për buxhetin e Kosovës.

Komento: