Bedri Istrefi: Vala TV për 7 ditë arrin 150 mijë shkarkime! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bedri Istrefi: Vala TV për 7 ditë arrin 150 mijë shkarkime!

11:41 | 19 Prill 2019

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka prezantuar të arriturat e platformës më të re të Vala-s.

Ai ka njoftuar se për vetëm një javë janë bërë 150 mijë shkarkime të platformës Vala TV.

“Vetëm brenda një jave, nga dita e lansimit zyrtar, Telekomi i Kosovës ka shënuar shifër rekorde të shkarkimit të këtij aplikacioni, më saktësisht bëhet fjalë për mbi 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këtë moment janë afër 90 mijë”, ka shkruar Istrafi në profilin e tij, përcjell ORAinfo.

Tutje ai ka thënë se, Telekomi i Kosovës synon që të bëhet ofruesi më i preferuar i platformave televizive përmes rrjeteve digjitale, duke sjellë inovacionin e televizionit të gjeneratës së re, për t’i përmbushur pritjet e përdoruesve të kësaj platforme.

Ky është postimi i plotë i Bedri Istrefit

Vala TV për 7 ditë arrin 150 mijë shkarkime!

Jam i entuziazmuar me interesimin e madh të konsumatorëve tanë për ta shkarkuar dhe përdor
ur platformën tonë më të re televizive VALA TV.

Vetëm brenda një jave, nga dita e lansimit zyrtar, Telekomi i Kosovës ka shënuar shifër rekorde të shkarkimit të këtij aplikacioni, më saktësisht bëhet fjalë për mbi 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këtë moment janë afër 90 mijë.

Siç u informova edhe nga drejtori teknik z.Isufi, ky aplikacion është duke u pëlqyer së tepërmi nga konsumatorët, meqë ofron lehtësira teknike të përdorimit, duke ju mundësuar konsumatorëve tanë që të personalizojnë në kohë reale kanalet dhe programet e tyre të preferuara.

VALA TV (OTT) është platforma televizive më e re dhe më e mirë për konsumatorët, pasi që përmban cilësi shumë të lartë audio dhe video të transmetimit (streaming) dhe ofrohet përmes lidhjes së internetit me shpejtësi të lartë. Kjo platformë televizive iu mundëson konsumatorëve tanë të shohin kanalet televizive kudo që ata ndodhen, gjatë gjithë kohës, në tableta, telefona të mençur, etj.

VALA TV ofron qasje të lehtë për konsumatorët, përmes aplikacionit të krijuar posaçërisht për këtë qëllim, i cili tashmë mund të gjendet në “App Store” dhe “Play Store”. Në platformën VALA TV bëjnë pjesë kanalet televizive më të shikuara të vendit, por edhe ato “Pay TV”, duke iu mundësuar konsumatorëve që të kenë zgjedhje të shumta, të këtij shërbimi.

VALA TV, përveç televizionit tradicional, gjithashtu ofron edhe shërbime të tjera si video on demand (video me kërkesë), një arkivë apo bibliotekë, e cila është kategorizuar sipas llojit të përmbajtjes dhe plotëson më se miri kërkesat e konsumatorëve të grupmoshave të ndryshme, me kategori të shumëllojshme filmash, serialesh, dokumentarësh, muzikë, një seksion të veçantë për miqtë tanë më të vegjël, si edhe personalizim e kontrolle të tjera të përmbajtjes.

Telekomi i Kosovës synon që të bëhet ofruesi më i preferuar i platformave televizive përmes rrjeteve digjitale, duke sjellë inovacionin e televizionit të gjeneratës së re, për t’i përmbushur pritjet e përdoruesve të kësaj platforme.

Me këtë ofertë, të gjithë konsumatorët tanë do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!