Bedri Krasniqi bën shqiponjën pas aktvendimit lirues ndaj akuzave për vrasjen e dy policëve

14:58 | 13 Shtator 2023
bedri-krasniqi-ben-shqiponjen-pas-aktvendimit-lirues-ndaj-akuzave-per-vrasjen-e-dy-policeve

Aktgjykim lirues i është dhënë sot Bedri Krasniqit, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i cili akuzohej për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë.

Derisa Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.

Vendimi erdhi pas dëshmive të cilat nuk provojnë se Krasniqi ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Teksa pas këtij aktgjykimi, shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.

Pas aktgjykimit lirues, Bedri Krasniqi u pa t’u përgjigjej të pranishmëve, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrerëshe.

Komento: