Befasi: Balotelli bëhet me skudër të re

20:13 | 12 Korrik 2019

Duket se Balotelli është bërë me skuadër të re.

Mario Balotelli thuhet se mund t’i interesojë klubit italian, Fiorentina, nëse sulmuesi ul kërkesat për kontratën e tij.

Balotelli është lojtar i lirë pas largimit nga Olympique Marseille dhe Gazzetta dello Sport njofton se ai ishte duke u konsideruar nga Fiorentina.

Është vet trajneri i klubit Viola, Vincenzo Montella, i cili nuk ka mohuar një transferim të tillë.

“Ai është një lojtar me cilësi të rëndësishme dhe potencial të madh, disa prej të cilave nuk janë përmbushur”.

“Por, para se të thosha se ai është një lojtar i Fiorentinës, ka kaq shumë argumente për t’u pasur”, ka thënë Montella.

Joe Barone, krahu i djathtë i pronarit të ri të Fiorentinës, Rocco Commisso, ishte gjithashtu foli për sulmuesin 28-vjeçar.

“Ai dëshiron shumë para. Shumë para”, ka thënë Barone.

Komento: