Befasi e madhe: Aktorja e njohur pjesë e Big Brother Vip Albania

17:53 | 05 Tetor 2021

Konfirmohet, aktorja e njohur pjesë e Big Brother Vip Albania.

Ndonëse sa i përket emrave të banorëve VIP që do jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht, përveç aktorës së njohur shqiptare Arjola Demiri.

Faqja kryesore e “Big Brother Vip” përmes një fotografie kanë bërë me dije se është zyrtarisht banorja e parë e këtij edicioni.

Producentja e Big Brother Vip, Lori Hoxha në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Top Channel , Wake Up ka zbuluar disa detaje të reja për spektaklin që starton sonte.

Lori Hoxha ka zbuluar se do të jenë 14 personazhe vip, artistë, balerinë, këngëtarë, ish-futbollistë apo aktorë.

Producentja tha se edhe motra e saj Sara Hoxha është pjesë e produksionit, e cila ka qenë në çdo hap të përgatitjeve të spektaklit.

Ajo u shpreh se Big Brother Vip do të jetë deri në fund të janarit.

Komento: