Carlo Ancelotti,do të jetë trajneri i Everton dhe do të shpallet si menaxher i ri i tyre të Premten, raporton Sky Sports.
60-vjeçari ka mbetur pa punë që kur u largua nga Napoli , javën e kaluar pas serive të shfaqjeve joimpresive,përcjell ORAinfo.
Nga ana tjetër, Everton ka qenë në treg për të gjetur një zëvendësim për menaxherin e tyre të shkarkuar Marco Silva dhe ka qenë i lidhur edhe me një numër kandidatësh të tjerë.
Sa i përket raportit të fundit, Ancelotti zyrtarisht do të marrë përgjegjësinë e klubit me qendër Liverpool midis të enjtes dhe të premten./ORAinfo/