Befasi e madhe, Cavani po transferohet atje ku nuk e priti askush

11:53 | 11 Prill 2019

PSG e shet Edison Cavanin, skuadra nga La Liga e gatshme për ta transferuar.

Atletico Madrid janë të gatshëm të shpenzojnë para për transferimin e Edinson Cavanit.

Sulmuesi uruguaian mund të largohet nga ‘Parku i Princave’ pas përfundimit të këtij sezoni.

32 vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel për sezonin e ri, gjë që do të shtyjë largimin e tij nga PSG.

E ardhmja e Cavanit mund të jetë në La Liga.

Mediet në Spanjë shkruajnë se Atletico Madrid janë të interesuar për ish sulmuesin e Napolit, përcjell lajmi net.

Është trajneri Diego Simeone që pëlqen shumë lojën e Cavanit, duke e konsideruar si zëvendësues ideal të Diego Costas.

Komento: