Angelo Alessio, ish-menaxher i Antonio Conte, pranon se Juventusi “po mendon për kthimin e Antonio, por besoj se në fund do të jetë Zinedine Zidane”.
Max Allegri pritet të largohet në fund të sezonit, pavarësisht rezultateve të Ligës së Kampionëve dhe ka pasur sugjerime që Conte mund të kthehet pas pesë vjetësh.
“Gjithkush është duke folur për Zidane, ai e njeh mirë klubin dhe mendoj se ata do të shkojnë për të”, tha Alessio për Sportitalia, përcjell ORAinfo.
“Unë e di se po mendojnë për kthimin e Antonio. Ai di gjithçka për Juventusin, por besoj se në fund do të jetë Zidane “.
Ka pasur gjithashtu raporte që Conte mund të ndiqte drejtori Interin sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/