Befasi e madhe, De Biasi merr drejtimin e Kombëtares qe e ‘shkeli’ Kosova!

23:25 | 10 Dhjetor 2018

Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Giani De Biasi pritet të bëhet me skuadër të re.

Ai përflitet se është në pritje për të marrë drejtimin e Kombëtares së Azerbajxhanit, pasi Federata e këtij vendi shkarkoi nga detyra Gurban Gurbanov.

Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, në një prononcim për “RMC”, e ka pranuar një lajm të tillë, por duke mos thënë faktin se është Azerbajxhani kjo Kombëtare.

“Jam në pritje për një Kombëtare të huaj”, është shprehur De Biasi.

Gjithsesi, vetë mediat sqarojnë se në listën e Federatës Azerbajxhanase gjenden disa emra për të marrë drejtimin e Kombëtares, mes tyre edhe De Biasi.

Komento: