Befasi e madhe, Inter po i largon këta futbollistë

21:30 | 07 Korrik 2019

Menaxheri i Interit, Beppe Marotta ka përjashtuar transferimin e Mauro Icardi në Juventus, por argjentinasi do të largohet nga nerazurrët.

E ardhmja e Icardi në klub ka qenë në pyetje të vazhdueshme pasi që atij iu hoq shiriti i kapitenit në shkurt, me një debat publik që po ndodh midis Interit, Icardi dhe gruas së tij dhe agjentin Wanda Nara, përcjell ORAinfo.

Dhe në një konferencë shtypi për të prezantuar trajnerin e ri të Interit, Antonio Conte, Marotta konfirmoi se klubi ishte duke kërkuar të largojë Icardin dhe Radja Nainggolan./ORAinfo/

Komento: