Befasi e madhe, ja ku mund të transferohet Kroos

09:30 | 30 Tetor 2021

Newcastle janë të interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, zbulon El Nacional.

Klubi verilindor, i mbushur me para pas blerjes së tyre të udhëhequr nga Arabia Saudite, e sheh ish-lojtarin gjerman si një hap të parë kyç, ndërsa ata kërkojnë të ndërtojnë një ekip të aftë për të konkurruar për tituj,përcjell ORAinfo.

Newcastle është gati të ofrojë rreth 30 milionë euro për 31-vjeçarin, i cili ka bërë vetëm katër startime në një fushatë të goditur nga lëndimet deri më tani./ORAinfo/

Komento: