Befasi e madhe, ja ku po transferohet Falcao – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befasi e madhe, ja ku po transferohet Falcao

13:51 | 25 Maj 2019

Radamel Falcao do të largohet nga Monaco gjatë afatit kalimtar të verës.

Atletico Madrid dhe Valencia janë shumë të interesuara për nënshkrimin e sulmuesit kolumbian, Radamel Falcao.

Radamel Falcao mund të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll.

L’Equipe raporton se ish sulmuesi i Manchester United dhe Chelsea, është cak interesimi i Atletico Madrid dhe Valencia, përcjell lajmi.

33 vjeçari në të kaluarën ka veshur fanellën e Atletico Madrid, kur gjatë viteve 2013-2013 ia doli ta rriste reputacionin e tij si një nga sulmuesit më të mirë në botë, por lëndimet në vazhdim kufizuan përparimin e tij.

Falcao këtë sezon në Ligue 1 në 33 paraqitje ka shënuar 15 gola.

Komento: