Befasi e madhe, ja ku po transferohet Pato!

18:57 | 29 Tetor 2020

Pato pritet të rikthehet në Evropë, shumë skuadra e duan brazilianin.

Alexandre Pato ka vendosur të rikthehet përsëri në futbollin evropian, pas tri viteve.

Sulmuesi brazilian së fundmi ishte te Villareal për një edicion para se të veshte fanellat e Tianjin Quanjin e Sao Paolo.

Por tani ai është lojtar i lirë dhe dëshiron përsëri rikthimin në Evropë, ku ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Ish-futbollisti i Milanit dhe Chelseat ka disa oferta nga futbolli italian, por ai po kërkohet edhe në Turqi.

Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani e duan te Monza në Serie B, ndërsa Spezia dhe Genoa janë dy skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për lojtarin.

Por duket se oferta më tërheqëse për të është ajo nga Istanbul Basakehir që luan edhe në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe skaudra angleze që bënë gara në Championship, Birmingham City.

31-vjeçari është futbollist i lirë që dy muaj pas përfundimit të kontratës me klubin brazilian Sao Paolo.

Mediat në Brazil dhe Itali kanë raportuar se Pato do të vendos në fillim të muajit nëntor për skuadrën e re.

Komento: