
Vedat Murqi është ndër lojtarët me të kërkuar në Evropë.
Skuadra të shumtë në Evropë janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi.
Tottenham, Manchester United, Atletico Madrid e Lazio janë skuadrat që përmenden përditë nga mediumet angleze e turke.

Por së fundi, mediumi i njohur anglez Daily Mirror shkruan se edhe një skuadër tjetër nga Premier Liga që e dëshiron Muriqin, transmeton Indeksonline.
Bournemouth e ka ndjekur futbollistin prizrenas dhe dëshiron ta transferoj në vend të Callum Wilson.
Ky i fundit pritet të kaloi te Manchester United në afatin kalimtar të janarit.