Ky është banori i parë që shkon direkt në finalen e BBV-së.
Tash kur po i afrohemi fundit ‘Vëllau i Madh’ ka filluar të zbulojë finalistët.
Finalisti i parë po zbulohet sonte dhe për këtë po vendos publiku, shkruan lajmi.
Gjatë spektaklit është hapur një votim ku do votohej për finalistin e parë.
Si më i votuari nga publiku dhe që shpallet finalisti i parë është Iliri.
Jashtë këtij televotimi mbeti Donaldi pasi mori një dënim duke shkuar direkt në nominim pasi ka thyer rregullat duke futur brenda ambienteve të shtëpisë reperin e njohur Mozzik.
Kujtojmë se në finale do të shkojnë vetëm katër banorë.