Befasi e madhe, ky pritet të jetë trajneri i ri i Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befasi e madhe, ky pritet të jetë trajneri i ri i Barcelonës

09:04 | 28 Maj 2019

Ernesto Valverde i ka ditët e numëruara në Barcelonë.

Humbja nga Liverpool në kuadër të Ligës së Kampionëve i dha një shije jashtëzakonisht të hidhur sezonit të Barcelonës.

Situata u përkeqësua edhe më shumë gjatë vikendit që kemi lënë pas, kur Barca u mposht në finalen e Kupës së Mbretit, në përballjen ndaj Valencias.

Me vetëm një trofe të fituar, sezoni i skuadrës katalane po shihet si i dështuar, dhe që tani po mendohet për ndryshime rrënjësore, duke filluar nga trajneri.

Mediet spanjolle kanë dhënë katër emra si mundësi zëvendësimi për Valverde, por që tani shohin një favorit.

‘RAC1’ shkruan se Valverde është nën një presion të madh pas humbjes në Kupën e Mbretit, dhe pritet të ndaj rrugët me skuadrën gjatë kësaj vere.

Është trajneri i kombëtares belge, Roberto Martinez, ai i cili shihet si potencial për ta zëvendësuar Valverden, transmeton lajmi.

Ish trajneri i Everton po shihet si ideali nga mediet spanjolle për të marrë postin e trajnerit tek Barca. Ai ka udhëhequr Belgjikën drejt vendit të tretë në Kupën e Botës.

Komento: