Befasi e madhe: Morata gjen klubin e ri, nukë shtë Sevilla

19:14 | 09 January 2019

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata nuk ka arritur t’i tregoj cilësitë e tij prej se është transferuar te Chelsea.

Klubi nga Londra tashmë është duke shikuar alternativa për të larguar nga klubi lojtarin.

Atletico Madrid i është bashkuar garës për të nënshkruar me Alvaro Moratan në huazim, shkruan Goal.

Sulmuesi i Chelsea është lidhur me një largim nga klubi javëve të fundsit për shkak se nuk po arrin ta rigjejë formën me Blutë kështu që po shkon në një drejtim tjetër.

Sevilla janë favoritë për të siguruar shërbimet e tij, por me negociatat për një marrëveshje huazimi pëqr një transfer permanent ende nuk është arritur, por problemi është se paga prej 140 mijë funte në javë e Moratas apo 150 mijë euro që ai të shkojë në Andaluzi.

Drejtori i klubit, Joaquin Caparros kohëve të fundit ka theksuar se ai beson që sulmuesi dëshiron ti bashkohet Sevillas, por ka pranuar që një marrëveshje me Chelsea do të ishte “shumë, shumë e komplikuar”.

Tani, agjentet spanjoll të tij kanë filluar bisedimet edhe me Atletico Madrid të cilët kanë probleme të mëdha me sulm, për shkak të lëndimeve të Diego Costas.

Komento: