Radja Nainggolan duket se është i destinuar të largohet nga Royal Antwerp dhe Cagliari janë të prirur për ta rikthyer belgun në Sardenjë.
Mesfushori 34-vjeçar u kthye në Belgjikë në gusht të vitit 2021 pasi u largua nga Interi si transferim i lirë, duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me Royal Antwerp, transmeton lajmi.net.
Gjërat fillimisht filluan mirë, por marrëdhënia e tij me klubin është prishur pas pamjes së diskutueshme të tij duke tymosur në pankinë pasi u largua në një humbje 3-0 ndaj Standard Liege në tetor.
Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Cagliari është i interesuar të rikthejë Nainggolanin në Sardenjë dhe është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë, por vetëm me shifra më të ulëta se ato që ai kërkon aktualisht. Dy palët do të takohen në ditët në vijim për të gjetur një marrëveshje.
Nainggolan ka kaluar tashmë gjashtë vjet gjithsej me “Rossoblut”, fillimisht nga vitit 2010 në 2014 përpara se të kthehet në huazim në vitin 2019 për 18 muaj.
Belgu ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 188 paraqitje për klubin në të kaluarën.